Kjo është vetura e vëllezërve kosovarë që u arrestuan në Gjermani për terrorizëm

Dy vëllezër kosovarë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare në Oberhausen pranë kufirit holandez, ka thënë policia.

Vëllezërit, të moshës 31 dhe 28 të lindur në Kosovë, u arrestuan të premten  në mëngjes në Duisburg, shkruan Bild.

Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmit të së hënës në Berlin, që la 12 persona të vdekur.

Megjithatë, po vazhdon ndjekja e terroristit Anis Amri, në të gjithë Europën, mirëpo ende nuk dihet nëse kosovarët kishin lidhje me të apo jo.

Mirëpo, ajo që dihet fillimisht, sipas policisë, kosovarët kishin në plan ta sulmonin qendrën tregtare në Oberhausen “Centro”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme