Qeverisë britanike i kanë kushtuar 1.2 milionë funta përkthyesit për kriminelët dhe të dyshuarit shqiptarë, nga 507.000 sa ishte kostoja në 2017.
Në burgje janë aktualisht rreth 1500 shqiptarë, nga 726 që ishin në vitin 2017.
Gazeta britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull kësaj çështje, duke thënë se bandat kriminale shqiptare udhëheqin kartelet më të mëdha të drogës në Angli.
Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion funte për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milion funte e një viti më parë.
Shumica e këtyre fondeve shkuan për polakët dhe shqiptarët.