Thellohet skandali, Policia e Shtetit tërhiqet nga ambienti i brendshëm i News24 dhe Gazetës Panorama, rrethon perimetrin e jashtëm! Ushtria zapton godinat e mediave!

Televizioni News24, Balkanweb, Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare ditën e sotme janë ndaluar të ushtrojnë detyrën e tyre për të raportuar lajmet.


Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, ambienti i News24 është rrethuar nga forcat e shumta, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe gazetarët e Gazetes Panorama, Panorama Sport, Balkanweb, Gazetes Shqiptare  janë nxjerë jashtë forcërisht.

Policia ushtarake zaptimi news24

Pas disa orësh uzurpim të ambienteve të mediave në Focus Media News dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga ambienti i brendshem i godinave te mediave.

Godinat dhe ambientet e brendshme jane ‘pushtuar’ tashme nga Policia e Ushtarake, ndërkohë që televizioni me i rëndësishëm informativ i Shqipërisë vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, tekniket, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohet të futen në godinë.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, faktori politik dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet totalisht e bllokuar.

Policia ushtarake zaptimi news2421

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme