Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet që pas një mosmarrëveshjeje ka therur një person tjetër.
Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00.
Sipas Policisë, viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.



