Thuajse përgjysmohet numri i turistëve në Turqi

Ministria e Turizmit ka bërë sot të ditur se gjatë qershorit vendi ka pasur 40 për qind më pak turistë. Rrjedhimisht edhe të hyrat nga turizmit duhet të jenë më të ulëta afërisht në këtë përpjesëtim.
Siç dhe ishte pritur, pas disa sulmeve terroriste dhe pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, turizmi ka shënuar një rënie të theksuar. Situata e paqëndrueshme në vendin me turizëm masiv të zhvilluar, i ka bërë turistët potencialë që të heqin dorë nga Turqia dhe të zgjedhin vende të tjera, më të sigurta për të bërë pushimet.

Bregdeti turk, me regjionin rreth Antalias, nuk është më parajsa e tuizmit të lirë, çfarë ka qenë për shumë vite.

Këtë e ka pranuar edhe Turqia zyrtare. Kështu, Ministria e Turizmit ka bërë sot të ditur se gjatë qershorit vendi ka pasur 40 për qind më pak turistë. Rrjedhimisht edhe të hyrat nga turizmit duhet të jenë më të ulëta afërisht në këtë përpjesëtim.

Marrëdhëniet e përkeqësuara të Turqisë me Rusinë nga fillimi i vitit po ashtu kanë ndikuar që të ketë dukshëm më pak turistë rusë, të cilët zakonisht përbëjnë numrin mbizotërues të turistëve në bregdetin turk. Rënia e numrit të turistëve nga Rusia në gjashtë muajt e parë të vitit ka qenë për 87 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Albinfo.ch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme