T’i harrojmë fondet e BE-së/ Manovra e Veliajt dhe paralajmërimi i ekspertit

Gazeta gjermane, Tages Zeitung shkruan se Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës me një qëllim të caktuar.

Për shkak se Ministria e Kulturës është e përfshirë në traktetet europiane për mbrojtjen e pasurive kulturore, krimin e mori përsipër Erion Veliaj.

Po a do i hedhin sytë BE-së me këtë manovër, duke shkatërruar një pasuri kulturore?

Duket një manovër qesharake. Kjo për shkak se Europa Nostra, e cila e kishte shpallur monument të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ka reaguar maksimalisht dhe ka alarmuar drejtuesit më të lartë të BE-së.

Pedagogu i Oksfordit, historiani dhe eksperti i rajonit, James Pettifer shkruan se Shqipëria do i harrojë tani fondet e BE-së.

“Shqipëria- çfarë kohe e tmerrshme për t’u ndarë me fondet e BE-së për monumentet,” shkruan ai.

Ndërkohë, eurodeputetët e ndryshëm kanë paralajmëruar se ky vendim mund të rrezikojë të gjithë perspektivën europiane të Shqipërisë, duke bllokuar nisjen e negociatave.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme