‘Time’ shkruan për heroin shqiptar

TIME shkruan për heroin shqiptar Refik Veselin, i cili shpëtoi hebrenjtë në kohën e Holokaustit.


Prestigjiozja “TIME”, ka spikatë pesë heronjë të periudhës, në mesin e të cilëve edhe fotografin 16 vjeçar shqiptar Refik Veselin.

Filmi “The Zookeeper’s Wife”, i cili flet për një familje që kishte shpëtuar hebrenjtë në kohën e holokaustit, ka zgjuar vëmendjen e medieve botërore që të zbulojnë edhe heronjë të tjerë, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre për ti dalë në ndihmë hebrenjëve në kohën e holakustit.TIME shkruan për heroin shqiptar Refik Veselin, i cili shpëtoi hebrenjtë në kohën e Holokaustit.

20170408150835382600

Time shkruan se Refik Veseli, atëherë nxënës i fotografisë, në vitin 1943 kishte fshehur fotografin profesional Mocshe Mandil dhe familjen e tij, refugjatë hebrenj prej ish Jusollavisë, ku Veseli kishte fshehur këtë familje në një fshat malor të Krujës. Sipas Fondacionit për të Drejtat Hebreje, familja e Mandil ka qenë në arrati për një kohë, pasi që të njëjtit kishin qenë të burgosur në qytetin e Prishtinës, prej tetorit të vitit 1941 deri në maj të vitit 1942, shkruan KultPlus.

Pas kësaj, kjo familje shkoi në Shqipëri, ku u vendosën në Kavajë dhe Tiranë, duke shpresuar se në këtë vend do të jenë të sigurtë, ku Mocshe gjeti punë në një studio të fotografisë dhe Veseli ishte nxënës i tij. Mirëpo Gjermania pushtoi edhe Shqipërinë në vitin 1943. Pas kësaj, Moche bashkë me familjen e tij kanë jetuar në hambarin e familjes së Veselit. Pas çlirimit të Shqipërisë, Mocshe la Krujën dhe hapi një studio të fotografisë në Novi Sad, ku bashkë me familjen hebreje kishte shkuar edhe Refik Veseli për të përfunduar shkollimin e tij mbi fotografinë. Refik Veseli ka vdekur në vitin 2000./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme