Tiranë: Komandanti i repartit të zjarrfikëseve flet për zjarrin tek qendra tregtare: Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari

Saki Sheshi, Komandant i repartit te zjarrfikëseve ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës. Në një prononcim për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skendaj Sheshi tha se flakët aktualisht nuk ka, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Sheshi tha se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç.

Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja.

Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2.”, pohoi ai.

Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazinës, ndërkohë që ai thotë se nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme