“Tirania e padurueshme për mbarë popullin” – Meta mesazh me vargjet e Fan Nolit

Presidenti Ilir Meta risjell me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, disa nga vargjet e “Anës Lumenjve” të  figurës shumëdimensionale  Fan Noli.

Në një postim në “Facebook”, Meta e konsideron një nga poezitë më popullore dhe të dashura, ndërsa nuk ngurron ta aktualizojë.

“Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, që nga Shkodra e gjer në Vlorë”, – shkruan Meta.

Kreu i shtetit lë të nënkuptohet se i referohet qëndrimit që do të mbajnë qytetarët më 25 Prill, përballë kutive të votimit.

Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme