Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike, që ndodhet në procedurën e dëshmive, transmeton Portalb.mk.
Seancën e kaluar janë lëshuar disa “bomba” të propozuara nga Prokuroria Speciale Publike ku dëgjohet se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas më 28 mars 2013 bisedojnë për atë se si do të ketë rivotim në disa vende në Maqedoni. Në një bisedë tjetër, ditën e ardhshme ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i thotë gazetarit Llatas se nga diçka duhet të bëjmë dramë tre ditë, ku Llatas i është përgjigjur “se do të shohim se sa kushton Zaev tani”.
Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.
Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.
Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.
Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.