Tito fut në “konflikt” Tahirin e Gjuriqin në Liban

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Dy protagonistët e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq, janë përplasur në Liban. Sipas “B92”, dy zyrtarët kësaj here nuk kanë shfaqur mospajtime për negociatat Prishtinë – Beograd, por për figurën e Titos – udhëheqësit jugosllav

 

Në Forumin ndërkombëtar “Dialogu dhe praktika më e mirë – 2016. Paqe, Stabilitet dhe prosperitet“, organizuar nga Universiteti libanez Notre Dame, folës kanë qenë Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq.

Ministrja për Dialog e Kosovës gjatë debatit, sipas “B92”, ka theksuar se shqiptarët në Kosovë nuk e kanë dashur Josip Broz Titon për shkak të karakterit të tij jugosllav dhe, siç njofton “B92”, për shkak të luftës së tij kundër fashizmit.

Tahiri po ashtu ka thënë se shqiptarët e kanë pasur më së miri kur kanë qenë nën Gjermani pasi në atë kohë kanë jetuar bashkë dhe në një shtet, njofton “B92”.

Kjo deklaratë e Tahirit ka nxitur reagimin e Marko Gjuriqit, i cili pastaj për Kosovën ka folur si për ”krahinën jugore të Serbisë” duke shfaqur frikë “virusi i separatizmit” atje mund të përfshijë botën dhe se “për këtë arsye brengoset Serbia”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme