Një tjetër konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku është plagosur me kaçavidë një person në zonën e Yzberishtit.
Sipas informacioneve të para i plagosuri është identifikuar si 40-vjeçari, Klajdi Kapedani.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’, ndërsa ende nuk dihet autori.
Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar shkakun e plagosjes.
Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, pasi u godit me thikë nga 25-vjeçari Darmen Keli.
34-vjeçari mësohet se u godit 4 herë me mjet prerës, 2 në gjoks ku njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës, ndërsa dy goditje të tjera i ka pasur në kembë.
Shkak për sherrin mes Amarildo Hoxhallarit dhe Darmen Kelit thuhet se bë e dashura e këtij të fundit, pasi 25-vjeçari ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar partneren.
EMRAT/ U plagos me thikë pas sherrit për një vajzë, humb jetën në spital 34-vjeçari! Detaje