Një shkollë lartë në Maryland të SHBA-së është raportuar për të shtëna, megjithatë, policët thanë se “rasti është mbyllur”.
Sulmuesi kryesor në shkollën e lartë në Mariland është një student, njoftoi zyra e policisë. Ai është dërguar në spital.
Zëdhënësja e policisë, Julie Yingling e konfirmoi se ka të lënduar në shkollën e lartë të Marilandit, por numri i të lënduarve ende nuk dihet. Ajo gjithashtu tha se nuk ka informacion rreth shkakut të sulmit, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Tre persona janë transportuar nga vendi i ngjarjes pas sulmeve në shkollën e lartë në Mariland, tha transmetuesi i Fox 5 DC. Më parë, transmetuesi i NBC raportoi se shumë njerëz u plagosën si pasojë e incidentit.
Sipas departamentit të edukimit St. Mary tha se situata në shkollën e lartë të Marliandit, pas sulmit është nën kontroll.
Një nxënës i shkollës tha për mediat lokale se ai beson se shtatë njerëz janë plagosur, dhe të paktën një person ka vdekur./Periskopi/