“T’kisha shokun më të mirë”- Unikkatil bën një shkrim pikëllues për vëllain e tij

Reperi i famshëm kosovar, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Unikkatil, ka bërë një postim për vëllain e tij, Mentorin, i cili vdiq tragjikisht të dielën.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë”, ka shkruar Unikkatili për vëllanë e tij.

“Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti”.

“Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !!”

Unikkatili po ashtu ka njoftuar edhe për datën dhe vendin e varrimit të vëllait të tij.

“Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme