Tmerr në Australi, ngordhin mbi 700 lakuriqë në të njëjtën kohë (Foto)

Më shumë se 700 lakuriqë nate, që njihen ndryshe si dhelpra fluturuese, kanë ngordhur për shkak të temperaturave shumë të larta.

Ngjarja ka ndodhur në Singleton të Australisë. Temperaturat ishin shumë të larta dhe lakuriqët e natës u dehidratuan e për pasojë humbën dhe jetën.

Të premten meteorologët thanë se temperatura shkoi në Singletones deri në 45.5 gradë. Kjo është regjistruar si vlera me e lartë vjetore në këtë stacion. Ndërkohë të shtunën i nxehti ishte kthyer sërish dhe termometri shënoi 47.2 gradë. Edhe të dielën, vendi u përball me të njëjtën situatë e për pasojë, kjo solli edhe ngordhjen e lakuriqëve të natës.

Dhelpra fluturuese konsiderohet si një specie me trup të madh në llojin e saj dhe ushqehet vetëm me fruta. Ky lloj lakuriqi natë është regjistruar si në specie në zhdukje. Në Singleton ishin regjistruar 2000 të tillë, ku 700 prej tyre ngordhën. Ky është një lajm shumë i trishtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme