I biri me grushte e ka sulmuar nënën e tij e cila më pas është rrëzuar dhe ka marrë lëndime në kokë. Siç ka bërë të ditur MPB dje në orën 21:50 R.T. (83) ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Vizbeg është sulmuar fizikisht nga ana e të birit të saj N.T. (50), i cili e ka goditur me dy grushte në pjesën e kokës dhe trupit, pas ç’farë ajo është rrëzuar në vend dhe ka marrë lëndime të dukshme në lloj të ënjtjes dhe skuqjes në pjesën e kokës.
Nga MPB punojnë në ndriçimin e rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunësit policorë. Lagja Vizbeg është e banuar me shqiptarë dhe me maqedonas.