Logoja e Mercedesit me tre yje paraqet dominimin e kompanisë mbi tokë, det dhe në ajër, trasnmeton Gazeta Metro.
Emri u dëgjua për herë të parë në vitin 1926 por origjina fillon nga vetura e Karl Benz e vitit 1886 e cila njihet si automobili i parë i prodhuar.
Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910. Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde). Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.
Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar: “Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”. Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorra të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat).
Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW, të cilat janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë.
Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijmi i Karl Benz, vetura e parë me benzinë, e prodhuar në janar të vitit 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë.