Tokat bujqësore të Dimalit nën flakë, rrezikohet djegia e serave të zonës

Tokat bujqësore të fshatit Syzes në Bashkinë e Dimalit janë përfshirë ditën e sotme nga flakët.


Dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të pakujdesisë së disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, por për shkak të erës dhe temperaturat e larta, është mundësuar përhapja e flakëve më tej, duke rrezikuar kështu serat.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Dimalit kanë ardhur dhe 2 mjete zjarrfikëse e po kështu dhe 8 efektivë nga Berati.

Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme