Deputeti demokrat, Tomor Alizoti e quan Edi Ramën tragjedi për Shqipërinë.
Në Çim Peka Live, Alizoti tha se kryeministri i ka shkaktuar vendit, Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në rajon dhe me gjerë, dëme të mëdha.
“Edi Rama është një tragjedi për Shqipërinë pa ndodhur tragjedia. Tani ndodhi një tragjedi, kjo është tragjedi e Shqipërisë, jo e Ramës. Politikisht ai nuk dot më gjatë. Por nuk është aq më e rëndësishme jetimi politikisht i tij se sa dëmi që ka lënë për Shqipërinë, për Kosovën, për interesast kombëtare dhe shqiptare në botë dhe rajon. Skandali që ka ndodhur është skandal me përmasa të mëdha botërore. McGonigal është një figurë e rëndësishme”, tha Alizoti.
© SYRI.net