Top akcionet e rinisë së BESËS që dhanë rezultate konkrete (Foto/Video)

Përtej deklarimeve kundërshtuese, denoncimit të dukurive negative përmes konferencave dhe reagimeve të shumta, Lëvizja BESA ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër të shpërfaqjes së realitetit politik në Maqedoni. Tash e një kohë BESA përmes të rinjve të saj ka organizuar akcione të ndryshme simbolike të cilat pos që janë mirëpritur nga popullata, po ashtu, kanë ndikuar edhe pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Një prej akcioneve të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA që ka dhënë edhe rezultate konkrete ka qenë rrethimi i gropave në Komunën e Tetovës si dhe ftesa për kryetaren e komunës Teuta Arifi që t’i bashkëngjitet këtij akcioni. Jo shumë kohë më vonë, Komuna e Tetovës filloi të aktivizohet për të investuar në infrastrukturën e dëmtuar.

Image result for besa rrethon gropat

Po ashtu, BESA ishte organizuar edhe për pastrimin e mbeturinave në Komunën e Tetovës. Ajo kishte dhënë afat që të grumbulloheshin mbeturinat nga instancat përkatëse ose në të kundërt ata do të nisnin me pastrimin e tyre. Edhe kësaj radhe, udhëheqësit komunal reflektuan dhe reaguan para se të përmbushej afati i dhënë.

Image result for besa mbeturinat ne tetove

Kohë më parë, të rinjtë e BESËS reaguan edhe ndaj deklarimeve qeveritare se universiteti Nënë Tereza është gati. Me dylbi në duar ata vizituan lokacionin dhe shfaqen të vërtetën se themelet e objektit të këtij universiteti nuk dukeshin gjëkundi edhe sikur ti kërkoje me dylbi.

https://www.youtube.com/watch?v=n0Jng2ZQOIs

Afera e “Maxhar Telekom” ku përflitej për përfshirjen e zyrtarëve më të lartë të BDI – së në afera korruptive nxiti gjithashtu rininë e BESËS që të organizojë një akcion i cili bëri bujë mediatike dhe vuri në funkcion mekanizmat e drejtësisë. Prapa grilave shfaqeshin fytyrat e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Image result for levizja besa dylbi

“Paguaj BDI – në që të punësohesh, voto BDI – në që nga puna mos të përjashtohesh” ishte po ashtu një akcion tjetër simbolik i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA që ngjalli reagime të shumta. Thelbi i këtij akcioni ishte revolta e shumë administratorëve shqiptarë të cilët përpos që ndjehet të nënçmuar dhe të pa vlerësuar në vendet e tyre të punës, po ashtu ata përballen edhe me presione të ndryshme në kohën e zgjedhjeve nga partitë në pushtet.

DSC0719

Po ashtu, të rinjtë e BESËS kanë organizuar edhe konferenca dhe reagime për helmimin e Tetovës, cektësinë e njohurive të ministrave shqiptarë, rastet e shkeljeve të ndryshme ligjore dhe që të gjitha këto akcione kanë sjellë një frymë të re opozitarizmi në taborin shqiptar në Maqedoni./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme