Top akcionet e rinisë së BESËS që dhanë rezultate konkrete (Foto/Video)
4 vjet më parëPërtej deklarimeve kundërshtuese, denoncimit të dukurive negative përmes konferencave dhe reagimeve të shumta, Lëvizja BESA ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër të shpërfaqjes së realitetit politik në Maqedoni. Tash e një kohë BESA përmes të rinjve të saj ka organizuar akcione të ndryshme simbolike të cilat pos që janë mirëpritur nga popullata, po ashtu, kanë ndikuar edhe pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës.
Një prej akcioneve të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA që ka dhënë edhe rezultate konkrete ka qenë rrethimi i gropave në Komunën e Tetovës si dhe ftesa për kryetaren e komunës Teuta Arifi që t’i bashkëngjitet këtij akcioni. Jo shumë kohë më vonë, Komuna e Tetovës filloi të aktivizohet për të investuar në infrastrukturën e dëmtuar.
Po ashtu, BESA ishte organizuar edhe për pastrimin e mbeturinave në Komunën e Tetovës. Ajo kishte dhënë afat që të grumbulloheshin mbeturinat nga instancat përkatëse ose në të kundërt ata do të nisnin me pastrimin e tyre. Edhe kësaj radhe, udhëheqësit komunal reflektuan dhe reaguan para se të përmbushej afati i dhënë.
Kohë më parë, të rinjtë e BESËS reaguan edhe ndaj deklarimeve qeveritare se universiteti Nënë Tereza është gati. Me dylbi në duar ata vizituan lokacionin dhe shfaqen të vërtetën se themelet e objektit të këtij universiteti nuk dukeshin gjëkundi edhe sikur ti kërkoje me dylbi.
Afera e “Maxhar Telekom” ku përflitej për përfshirjen e zyrtarëve më të lartë të BDI – së në afera korruptive nxiti gjithashtu rininë e BESËS që të organizojë një akcion i cili bëri bujë mediatike dhe vuri në funkcion mekanizmat e drejtësisë. Prapa grilave shfaqeshin fytyrat e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.
“Paguaj BDI – në që të punësohesh, voto BDI – në që nga puna mos të përjashtohesh” ishte po ashtu një akcion tjetër simbolik i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA që ngjalli reagime të shumta. Thelbi i këtij akcioni ishte revolta e shumë administratorëve shqiptarë të cilët përpos që ndjehet të nënçmuar dhe të pa vlerësuar në vendet e tyre të punës, po ashtu ata përballen edhe me presione të ndryshme në kohën e zgjedhjeve nga partitë në pushtet.
Po ashtu, të rinjtë e BESËS kanë organizuar edhe konferenca dhe reagime për helmimin e Tetovës, cektësinë e njohurive të ministrave shqiptarë, rastet e shkeljeve të ndryshme ligjore dhe që të gjitha këto akcione kanë sjellë një frymë të re opozitarizmi në taborin shqiptar në Maqedoni./Sakte.net