Toyota rikthen pas 17 vitesh modelin Yaris (Foto)

Për një kohë të gjatë, prodhuesi japonez i veturave kishte bërë të ditur se do ta rikthejë modelin Yaris.

 

Pa dhënë datë të saktë, Toyota ka njoftuar se do ta sjellë sërish modelin e shumëkërkuar, mirëpo nuk ka treguar se çfarë ndryshimesh do të ketë, transmeton Telegrafi.

Gjatë vitit të kaluar, është parë teksa testohej me mbështjellësin për kamuflazh, mirëpo zyrtarët e kompanisë nuk kanë pranuar asnjëherë se është pikërisht kjo makinë.

Së fundmi është bërë e ditur, se në ‘Geneva Motor Show’ që zhvillohet gjatë muajit mars, do të kemi mundësi ta shohim këtë veturë të re pas 17 vitesh.

Megjithatë, nuk është bërë i ditur se kur do të lansohet, çfarë kapacitete ka dhe sa do të kushtojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme