Një organizatë që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, është goditur si pasojë e hetimeve mes SPAK, Eurojust dhe Antimafias italiane.
Mediat italiane raportojnë se Prokuroria e Barit ka lëshuar 19 urdhër arreste.
Grupi kriminal kishte shtrirë aktivitetin e tij përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë, dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë.
Gjatë operacionit janë arrestuar 27 pjesëtarë të dyshuar të grupit krimial dhe janë sekuestruar mbi 3.3 ton drogë përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.