Trafik kokaine dhe heroine nga Shqipëria në Itali, 11 persona bien në prangat e policisë

Autoritetet italiane kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm (26 mars) një operacion antidroge, ku janë arrestuar edhe 11 persona.


Mediat në shtetin fqinj raportojnë se transporti i lëndëve narkotike kokainë, heroinë apo hashash bëhej nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Operacioni blic nisi në zonën e Vibos, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit.

Hetuesit pretendojnë gjithashtu se kanë identifikuar kanalet e furnizimit të drogës, të cilat udhëtonin edhe në rrugët që vinin nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria, dhe në kanalet e rishitjes edhe jashtë Kalabrisë, si ato të drejtuara drejt Siçilisë .

Ky është vazhdimi i operacionit të njohur si “Maestrale-Carthago” dhe që dyshohet se personat e trafikut të drogës janë pjesë “Ndrangheta”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme