Trafikonin kanabis nga SHBA dhe Tajlanda drejt Shqipërisë përmes postës! Goditen 2 grupet kriminale në Tiranë, në pranga 3 persona, shpallën në kërkim 3 të tjerë

Janë goditur 2 grupe kriminale në Tiranë të cilat trafikonin lëndë narkotike tip cannabis sativa, nga SHBA-të dhe Tajlanda drejt Shqipërisë, duke përdorur shërbimin postar.


Në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 kg narkotikë, tip cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, të cilat dyshohet se do të shiteshin në kryeqytet dhe në Elbasan. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi kokaine, e gjetur në banesën e një prej këtyre shtetasve.

NJOFTIM

DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Goditen 2 grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike cannabis sativa nga SHBA dhe nga Tajlanda, në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtyre 2 grupeve.

Sekuestrohen 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan.

Sekuestrohet edhe një sasi kokaine që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH, Drejtorinë e Hetimit Doganor, Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i veprimeve të kryera me metoda proaktive në kuadër të dy procedimeve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kanë finalizuar 2 operacione për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme