Ish-ministri Saimir Tahiri u përfshi në skandalin e përgjimeve të trafikantëve “Habilaj” kushërinj të tij të largët, të cilëve iu kishte shitur edhe makinën. Në përgjimet e Prokurorisë së Katanias trafikantët e përmendnin si personi me të cilin ndanin fitime.
Pas kësaj nisën hetimet paralele në Itali dhe Shqipëri, por edhe pse prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, Kuvendi nuk ia hoqi mandatin e deputetit. Partia Socialiste e shkarkoi nga të gjitha funksionet dhe prej 6 muajsh ai qëndroi si deputet i pavarur deri më 3 maj, kur dha dorëheqjen nga Kryesia e Kuvendit me një fjalim të gjatë.
Pas daljes së skandalit, Saimir Tahiri u shkarkua nga detyra e ministrit të Brendshëm, konkretisht më 11 mars të 2017-ës. Tahiri ka qenë ndër zyrtarët më të sulmuar nga opozita, PD dhe LSI, ndërsa ndaj tij janë lëshuar akuza të shumta, si përgjegjës për kanabizimin e vendit si dhe bashkëpunim me bandat kriminale.



