Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes zhvillohet pa pengesa, ndërsa në disa vende rrugët janë të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Është rritur fluksi i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, për momentin nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
LAMM u bën thirrje shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur rrugore dhe të drejtojnë automjetet me kujdes.
Kujdes i veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë luginave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e shfaqjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.
Veçanërisht me kujdes duhet të vozitet në rrugët nga Katllanova deri në Veles, nga Mavrova përmes Dibrës deri në Strugë, si dhe në drejtimet rrugore Vinicë-Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
The post Trafiku zhvillohet pa probleme, LAMM apelon për kujdes në disa akse rrugore appeared first on Alsat.



