Viktima u godit nga një autobus
Një student ka vdekur pasi u godit nga një autobus i mbushur me nxënës pranë Newcastle në veri të New South Wales.
Djali 15 vjeçar, një student i vitit të 10, ishte duke hipur në një biçikletë kur u godit jashtë portave të shkollës së mesme Irrawang, në Raymond Terrace, rreth orës 08:30. Fëmijët e dëshpëruar vëzhguan, ndërsa shoku i tyre i klasës u tërhoq nën autobus.
Inspektori Matt Hawke tha se skena ishte ‘tepër shqetësuese’ për mjekët dhe dëshmitarët. “Ne bëmë gjithçka që mundëm, tani nuk mund të bëhet asgjë”, u tha inspektori Hawke gazetarëve.
Rruga ishte e mbyllur. Ndërkaq, shoferi i autobusit 41-vjeçar do t’i nënshtrohet testimit të detyrueshëm të gjakut dhe alkoolit. Një zëdhënës i Departamentit të Arsimit në NSW tha se shkolla i kishte shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes dhe shumë miqve të djalit.