Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Hashanit, policia ka pranuar informatën rreth orës 23:00 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjilanit se një person është sjellë pa shenja jete.
Ai ka shtuar se policia i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe se vdekja e viktimës është konfirmuar prej ekipit mjekësorë nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.
Mësohet se viktima është një 22 vjeçar.
“Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i PK-së për Gjilan.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit është konfiskuar një veturë e të dyshuarve