Tragjedia me dy viktima në pronën e deputetit të PS në Lushnjë, SPAK çon në GJKKO kërkesën për rivlerësimin e masave

Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit, pas shpërthimit që la pas dy viktima në kapanonin e deputetit socialist, Bujar Çela.


Gjykata e Fierit shpalli moskompetencën për dosjen hetimore mbi shpërthimin e ndodhur në magazinën e deputetit të PS në Lushnjë, ku humbën jetën baba e bir.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar kuvendit. Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

Pistat e hetimit

Në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi më 1 mars në Lushnjë, ku për pasojë humbën jetën babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, prokuroria po heton në dy pista.

Përpos pistës së vjetër, ku dyshohet se shpërthimi erdhi pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, pista e re është saldimi pranë bombolave të gazit.

Shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes (1 mars) teksa një vinç ku ndodheshin dy viktima Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime.

Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë!

Janë plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve në Spitalin e Traumës.

Policia e Lushnjës bëri me dije se kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnjë, që iu mori jetën babë e bir. Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident, teksa një vinç që po punonte në magazinë preku telat e tensionit të lartë.

“Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”, – informoi policia e Lushnjës pak minuta pas ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme