Tragjedia në Koçan/ Mbetet i lartë numri i pacientëve që po trajtohen jashtë vendit

Gazetare: Linda Ebibi

Mbi 60 pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit  po trajtohen jashtë vendit, ndërsa dy prej tyre janë ende në gjendje kritike, shkruan Alsat.

Ndërsa në spitalet e vendit aktualisht janë duke u trajtuar shtatë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se për momentin po bëhet kategorizimi i pacientëve sipas nevojave për rehabilitim, me qëllim të trajtimit të duhur të mëtejshëm të pacientëve.

“Në qendra mjekësore jashtë vendit janë hospitalizuar 64 pacientë. Ndërsa në spitalet e vendit janë të shtruar gjithsej shtatë pacientë nga personat e lënduar në tragjedinë në Koçan, prej të cilëve 4 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 1 pacient në Klinikën e Toksikologjisë dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina””, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Katër pacientë gjatë ditës do të kthehen nga trajtimi në spitalin “Prigorov” në Bullgari. Nga Klinika e Djegieve dhe Kirurgjisë thonë se për pacientët që i kanë lëshuar për kurim shtëpiak kanë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër pacientë të tjerë që po trajtohen atje janë në gjendje të rënd, por të qëndrueshme.

“Katër persona të tjerë të lënduar në Koçan mbeten për trajtim të mëtejshëm në Pirogov. Këta pacientë janë ende në gjendje të rënd, por të qëndrueshme dhe janë në terapi intensive. Ndërhyrje të shumta janë duke u zhvilluar për përmasimin e tyre”, thanë nga Klinika e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në  Bullgari.

Në Bullgari, 15 pacientë ishin transportuar për trajtim më adekuat mjekësor, tetë prej tyre në spitalin Pirogov, tre në spitalet në Plovdiv dhe Varna. Ndryshe, dje u regjistrua viktima e 61-të nga tragjedia e Koçanit. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme