Tragjike në Fier, nxënësja vdes në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një nxënëse 17-vjeçare është gjetur e vdekur në shkollën profesionale “Murialdo”.

Policia thotë se nga hetimi paraprak i ngjarjes, rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.

Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.

Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor.

Mësohet se po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes.

Ndërsa blutë e Fierit thonë se hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme