Trajanov, propozim për tejkalimin e krizës

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, doli me propozim për tejkalimin e situatës dhe bëri thirrje që të gjitha partitë politike të qëndrojnë prapa tri kërkesave të tij. Ngjashëm me propozimin e VMRO-DPMNE-së edhe Trajanovi, kërkon garanci shtesë nga Bashkimi Evropian për identitetin maqedonas. Më herët nga Brukseli disa herë kanë theksuar se për Maqedoninë nuk ka hapësirë për rinegocim apo konkluzione të reja. Trajanov do të mbështeste amendamentet kushtetuese, nëse BE-ja e detyron Bullgarinë të zbatojë vendimet e Gjykatës në Strasburg për pakicën maqedonase, nëse merret vendim që gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare pas pranimit në BE, dhe nëse çështjet dypalëshe hiqen nga korniza e negociatave. Pikërisht propozimi francez ishte një ndër arsyet që Trajanov të largohet nga koalicioni qeverisës dhe në seancën plenare të së premtes votoi kundër hapjes së Kushtetutës.

“Çështjet historike, arsimore dhe të tjera që lidhen me identitetin e maqedonasve absolutisht nuk mund të jenë bazë për bllokimin e Bullgarisë. Nëse përfaqësuesit e BE-së, ministrat tanë dhe Kovaçevski pohojnë publikisht se çështjet dypalëshe nuk do të jenë bazë për një bllokadë të përtërirë nga Bullgaria, atëherë le ta konfirmojnë këtë me një vendim të Komisionit Evropian, pra me një vendim të Këshilli i BE-së”, tha Pavle Trajanov – “Lidhja Demokratike”. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme