Trajneri i Hatayspor kërkon ndihmë duke qarë pas tërmetit: Të gjithë po vdesin

Trajneri i Hatayspor, Volkan Demirel pas tërmetit në Turqi është përgjëruar për ndihmë në një video drejtpërdrejt në Instagram, duke thënë se njerëzit e goditur nga tërmeti vdekjeprurës nuk po ndihmohen në rrethinat e Hatay.

“Ju lutem na ndihmoni! Situata është e njëjtë jo vetëm në Hatay, por edhe në provincat përreth. Të gjithë janë të shkatërruar. Të gjithë po vdesin. Për hir të Allahut, na ndihmoni”, kërkoi ndihmë Demirel.

 

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh e goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën në mëngjes, duke i vrarë të paktën 641 njerëz në të dy vendet.

Qindra njerëz besohet se kanë mbetur ende të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme