Traktori i merr jetën një burri në Skënderaj

Një burrë nga fshati Krishefc i Komunës së Skënderajt është vetëaksidentuar derisa ka qenë duke vozitur një traktor.

Si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident ai ka ndërruar jetë të premten, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në fshatin Krishefc të Komunës së Skënderajt të premten ka ndodhur një aksident me fatalitet”.

“Një burrë derisa ka qenë duke vozitur një traktor është rrokullisur dhe më pas i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme