Policia e Kosovës njofton se shtetasi shqiptar Kosovar Sh. A. nga fshati Suhogërll Komuna e Istogut, me datën 27.07.2016 ka raportuar rastin për vjedhjen e traktorit të tij në vitin 1999.
Njësiti i hetimeve pran stacionit policor Istog, në bashkëpunim me prokurorin e rastit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore e që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e traktorin e llojit IMT 540 i vjedhur në vitin 1999.
Hetuesit policorë kanë arritur ta identifikojnë dhe ta gjejnë mjetin për të cilin kishte raportuar viktima. Traktori është gjetur në qytetin e Zubin Potokut. Me këtë rast është identifikuar i dyshuari me iniciale: Dj.M. shtetas kosovar serb lindur në vitin 1960 dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal për vepër penale të Vjedhjës së rend. Traktori është konfiskuar, pas verifikimit të numrave të shasisë ju është kthyer pronarit.
Rasti i kompletuar është proceduar në Prokurorinë e shtetit për tu ndërmarrë masat e mëtejme ligjore.
© KOHA.