Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, policia ka arrestuar 31-vjeçarin A.G nga Shkupi, i cili me furgonin e tij “Iveco” me targa të Shkupit, ka transportuar 26 persona, emigrantë nga Siria, Pakistani, Egjipti dhe India.
Siç njoftojnë nga MPB, pasi është ndaluar furgoni, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë parandaluar nga policia.
“Shoferi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transitore Vinojug në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.