Përfaqësuesit e transportuesve privatë arritën në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku presin zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen.
Për të pestën ditë këto transportues nuk qarkullojnë për shkak të borxhit të papaguar nga Kompania e Transportit Publik ndaj tyre. Paraprakisht, para selisë së Ndërmarrjes së Transportit Publik, ata zhvilluan një protestë paqësore duke kërkuar takim me drejtorin e kompanisë.