Transportuesit privatë ndërprenë qarkullimin, kërkojnë rritjen e pagesës për kilometër

Gazetar: Avni Tahiri

Transportuesit privatë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të Shkupit ndërprenë tërësisht qarkullimin. Kjo pasi në këshillin e Qytetit të Shkupit nuk u propozua pika për diskutim të rritjes së pagesës për kilometër. Në shenjë revolte, transportuesit privatë, pasi ndërprenë qarkullimin u drejtuan deri tek qyteti i Shkupit ku në shenjë revolte qarkulluan me autobusët e zbrazët.

Ata thonë se janë të dëshpëruar nga zvarritja e zgjidhjes se problemit dhe se pas mbledhjes së sotme do të vendosin se a do të bllokojnë Shkupin siç ndodhi dy vite më herët.

“Jemi të dëshpëruar. Menduam se në interes të qytetarëve do të zgjidhet problemi. Ne jemi zgjidhja e problemit. Po, zgjidhje janë 250 autobusë të ri apo 100 ekologjik, por kjo është afatgjatë pas dy apo tre vitesh. Nesër çfarë do të ndodhë pa transport? Nuk do të mund të shkojnë në punë apo studentët në fakultet”, u shpreh një transportues privat.

“A janë në opsion edhe bllokada siç kishim dy vite më herët? Ne do të kemi mbledhje me transportuesit por nuk e përjashtojmë mundësinë që të ndodh edhe ajo. Sot do të kemi mbledhje me të gjithë transportuesit. Nga ky moment tërësisht kemi ndërpre qarkullimin por se a do të kyçemi nesër, do të kemi mbledhje sonte dhe do të kemi një vendim”, tha një tjetër transportues.

“Nëse ka kushte që të rrisin çmimin mirë nëse jo përsëri ata janë ekspert të fushës. E jo në mënyrë cinike të hedhin poshtë iniciativën tonë. Ne më nuk mund të durojmë këtë presion. Lë të thuan se nuk kemi nevojë për ju që të largohemi jashtë shtetit me fëmijët dhe familjet tona. Unë kam shitur tokë apo dikush ka shitur banesë që të mund të punojë dhe të mbetet me familjen këtu por nuk ka perspektive këtu”, deklaroi një tjetër transportues.

Transportuesit privatë vetëm për pakë ditë qarkulluan me orar të plotë nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa tashmë disa muaj ata lëvizin vetëm pas orës 17 në shenjë revolte për mungesën e fondeve për funksionim normal./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme