Madje ka prej atyre që ndonëse janë caktuar ministra po synojnë që ta zënë edhe ulësen e asamblistit në komunat përkatëse.
Shyqyri Bytyçi e Bajram Hasani janë dy prej ministrave (nga Nisma) që po pretendojnë të udhëheqin me komunat.
Përderisa Bytyçi drejton Ministrinë e Arsimit dhe në të njëjtën kohë po pretendon ta fitojë Prishtinën, Hasani duke qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë po synon që ta marrë Komunën e Gjilanit.
Pavarësisht që ata kërkojnë postin e kryetarit, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili po pretendon të zgjidhet asamblist në Komunën e Prishtinës, shkruan Zëri.
Pos kësaj janë edhe më shumë se 10 deputetë, të cilët po synojnë të vijnë në krye të komunave, ani pse në zgjedhjet e 11 qershorit kishin marrë besimin e qytetarëve.
Përderisa ata thonë se një gjë të tillë po e bëjnë për të mirën e qytetarëve, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se tërë këto janë vetëm mashtrime të tyre për t’i realizuar interesat individuale e partiake.