Tre persona tentojnë ta kidnapojnë në Mavrovë, anglezi therr njërin prej tyre

Çiklisti britanik dje ishte hasur dhe sulmuar nga tre persona të panjohur, saktësisht në rrugën nga pushimorja në Bunec drejtë Mavrovës.

Sipas dëshmive të turistit britanik, persona të panjohur e kanë lidhur, e kanë futur në veturë dhe në të njejtën kohë ia kanë marrë kartelat bankare që i ka poseduar.

“Duke shfrytëzuar momentin kur ai ka qenë vetë me njërin nga sulmuesit, shtetasi britanik ka zgjidhur duartë dhe sulmuesin e ka goditur disa herë me thikë që e ka pasur me vete. Pasi ka ikur në malin më të afrrt, përmes rrjeteve sociale i ka alarmuar prindërit dhe miqët. Ata janë drejtuar deri te policia britanike e cila përmes ambasadës së Britanisë në Shkup e kanë njoftuar stacionin policorë në Gostivar, prej ku menjëherë është inicuar nisëm për ta gjetur çiklistin. I dëmtuari është gjetur në afërsi të gurores së Pellagonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Prokuroria Publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme