Specialja hap katër raste të reja

Prokuroria Speciale Publike ka hapur katër lëndë të reja hetuese për katër persona. Këtë e tha sot në konferencë për shtyp kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila tha se ky është vetëm fillimi i hetimit, dhe se i njëjti pritet që të zgjerohet. Janeva u bëri thirrje për bashkëpunim të gjitha institucioneve shtetërore, më qëllim që këto hetime të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Drejtoria për të hyra publike dhe Ministria e financave kanë lejuar ministritë dhe të tjerët që të punojnë në mënyrë joligjore duke ju mundësuar personave përfitime materiale. Në cilën mënyrë është bërë larja e parave në buxhetin e RM-së dhe si këto mjete kanë përfunduar në xhepat e funksionarëve të lartë të pushtetit. Ky është vetëm fillimi i këtyre hetimeve, më pas ky hetim do të zgjerohet. Inkurajoj të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë me PSP-në. Këto hetime financiare janë komplekse, dhe nevojitet një periudhë e gjatë për të ardhur deri tek një vendim konkret”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.

Janeva ka kërkuar nga Kuvendi që të mundësoj vazhdimin e mandatit të PSP-së me qëllim që të mund t’i kryejnë të gjitha hetimet.

Prokuroja Fatime Fetai tha se janë hapur lëndë hetuese për katër persona.

“Hetimi i parë nën emrin “Tabela”, ka të bëj me një drejtor, Rexho Rushit Zajazi, nga fshati Zajaz, i dyshuari si person zyrtar ka shfrytëzuar kompetencat dhe ka mundësuar të mira materiale për një person fizik, Bau Prof-Kiçevo,  200 mijë euro” tha Fatime Fetai.

Hetimi i dytë nën emrin e koduar 300,  dyshohet ndihmës ministër bëhet fjalë për 300 makina, me keqpërdorimin e pozitës së tij ka dëmtuar buxhetin e RM-së për 453 570 euro. Nga dëshmitë del se i dyshuari ka pranuar ofertën nga komisioni për furnizime publike edhe pse ai mirë e ka ditur se cila ka qenë oferta më e mirë, transmeton Gazeta Express.

Hetimi i tret “Total”, fshehje tatime. Ekziston dyshime se personi për t’ju shmangur tatimit në llogarit përfundimtare ka dhënë dëshmi të rrejshme. Kështu që iu kanë shmangur tatimit në vlerë  121 414 euro

“Hetimi i katërt “Tifany” vepër penale për fshehje tatimi, është kryer nga personi fizik “Smart Centar”.  E dyshuara për tatimet, në vitet e fundit që t’i shmangen pagesës së tatimit në llogarit përfundimtare, kanë dhënë dëshmi të rrejshme duke iu kanë shmangur tatimit në vlerë prej 37 634 euro, ndërsa iu ka shmangur tatimit në vlerë prej 16 924 euro”, tha Fetai.

Sipas dëshmive, për nevojat e personave fizik, është blerë veshje e brendshme, këpucë dhe gardërobë tjetër.

Nga PSP i kanë mohuar zërat se ato po hetojnë ndonjë medium të caktuar duke thënë se hetimet e tyre janë të hapura dhe opinioni është i informuar.

“PSP-ja punon në interes të qytetarëve të RM-së.  Të gjithë për ne janë të barabartë. Në këtë drejtim do të theksoj se asnjë medium nuk është nën hetim, siç e dini kemi hetime të hapura dhe e dini se nuk ka hetime ndaj asnjë medie. I demantojmë të gjitha spekulimet se ne kryejmë presion ndaj ndonjë medie”, deklaroi Lençe Ristevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme