Në tre qytete të Maqedonisë Lindore – Koçan, Berovë dhe Pehçevë, është shpallur epidemi e lisë së ujit, ndërsa pritet që numri i të prekurve të rritet edhe më tej.
Megjithëse sëmundja është e pranishme gjatë tërë vitin, në këto qytete përhapja merr hov në këtë periudhë viti, transmeton Telegrafi.
Vitin e kaluar u regjistruan 10 mijë raste të lisë së ujit, ndërkaq vetëm në këto 18 ditë të këtij viti janë regjistruar 500 raste. Kjo sëmundje më së tepërmi i prek fëmijët. gjysma e të prekurve janë deri në moshën 6-vjeçare.