Tre senator të shquar amerikanë i paralajmëruan Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin, se mund të ballafaqohen me sanksione shtesë, për shkak sulmeve kibernetike dhe involvimin në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Republikanët Xhon Mekejn dhe Lindzi Grem, si dhe senatorja demokrate Emi Klobuçar, kërkuan sanksionim të sjelljes ruse gjatë zgjedhjeve amerikane.

Në fillim të këtij muaji funksionarë të CIA-s i njoftuan mediat se “ekziston siguri e madhe” që hakerët rus kanë tentuar të shkaktojnë kthesë në garën zgjedhore në dobi të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp.

Deklaratat e të tre senatorëve vijon menjëherë pas paralajmërimeve në mediat amerikane se Administrata e presidentit Barak Obama mundet që gjatë ditës së sotme t’i kumtojë masat me të cilat dënohet sjellja ruse në procesin zgjedhor në SHBA.

Me sanksionet e reja janë paraparë masa ndëshkuese në ekonomi, por edhe në marrëdhëniet diplomatike.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme veçmë ka reaguar në paralajmërimin për sanksione të reja, duke njoftuar se nëse vjen deri te një “akt i tillë armiqësor”, Rusia menjëherë do të reagojë me kundërmasa.