Aksidenti ndodhi pasi një veturë është vetë-rrokullisur nga pakujdesja, dhe ka hyrë në një oborr të një shtëpie pranë rrugës ku ishte duke kaluar, njofton Klan Kosova.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se vetura u rrokullis nga pakujdesja dhe shpejtësia.
Fotografitë e mëposhtme janë dërguar në redaksinë e Klan Kosova, nga një shikues/lexues, të cilat dokumentojnë edhe aksidentin.