Tre të rinj humbën jetën në aksident: Sot ditë zie në Lipjan

Pas aksidentit të djeshëm në Duhël ku humbën jetën tre të rinj, me vendim të kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot është shpallur ditë zie në këtë komunë.


Ditë zie është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës.

Të dy këta kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur dje në fshatin Duhël, ku përveç dy të rinjve nga Lipjani bashkë me ta ka humbur jetën edhe një i ri nga Prishtina.

Komuna e Lipjanit, ka anuluar të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen të dielën.

Ashtu siç ka konfirmuar prokurori i rastit, vetura me të cilën po udhëtonin tri viktimat, ishte marrur me qira.

Kujtojmë që gjatë muajit korrik të vitit që lamë pas, në të njejtin vend kanë humbur jetën edhe 5 anëtarë të një familje, të cilët po ashtu po udhëtonin me një veturë  të marrë me qira./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme