Tre vite burg me kusht për një të akuzuar për terrorizëm

Gjykata në Pejë, dënoi me tre vjet heqje lirie me kusht një të akuzuar për përfshirje në luftën e Sirisë.

Gjykata tha se Sokol Morina dënohet me tre vjet heqje lirie, një dënim që nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk e përsëritë veprën e ngjashme brenda dy vjetëve.

Prokuroria e akuzon Sokol Morinën për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, përkatësisht për bashkim me organizatën Al Nusra në vitin 2013.

Vetë i akuzuari ka pohuar se ka qenë në Siri në atë kohë dhe është kthyer në Kosovë në fillim të vitit 2014 pasi që ishte plagosur në afërsi të Aleppos, por ka mohuar të ketë luftuar përkrah organizatës Al Nusra. Ai tha gjatë se qëndrimit në Siri ishte pjesë e Armatës së Lirë Siriane.

Mbi 60 veta janë dënuar në Kosovë që nga viti 2014 kur autoritetet filluan një proces të ndjekjes së personave që u janë bashkuar konflikteve në Lindjen e Mesme.

Autoritetet besojnë se mbi 300 veta janë përfshirë në ato konflikte që nga viti 2012 dhe rreth 75 luftëtarë aktiv besohet se ndodhen ende në zonat e konflikteve, bashkë me po aq gra e fëmijë.

Rreth 120 veta janë kthyer nga ato zona ku besohet e kanë humbur jetën rreth 60 qytetarë të Kosovës. /VOA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme