Tregu në Durrës zhvendoset në 3 zona të qytetit, tregtarët përplasen me policinë: Ose të punojmë këtu, ndryshe të na paguajë shteti!

Masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë përplasur tregtarët me policinë. Bashkia ka planifikuar shpërndarjen në tre pika të ndryshme në qytet të tregtarëve të fruta perimeve. Sot me urdhër të bashkisë, tregu u mbyll duke sjellë reagim ashpra të tregtarëve.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ata nuk u lejuan që të hapin aktivitetin e tyre në mëngjes, ndërkohë që shprehen se nuk kishin marrë asnjë njoftim lidhur me vendimin për mbyllen e tregut. Tregtarët deklarojnë se kërkojnë të punojnë e të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ose te qëndrojnë në shtëpi dhe të t’i paguajë shteti.

Mësohet se tashmë ky treg do të zhvendoset në tre zona të ndryshme të qytetit si; Tek shkolla Muzikës; Muzeumi dhe Stadiumi. Sapo janë njohur me këtë vendim, tregtarët kanë kundërshtuar pasi nuk duan që të zhvendosen nga tregu.
(BalkanWeb)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme