Treni më i gjatë në botë, mjeti 1910 m i gjatë më 100 vagonë përshkon Alpet zvicerane

Zvicra ka thyer rekordin botëror për trenin e pasagjerëve më të gjatë në botë. Për të shënuar 175 vjetorin e sistemit hekurudhor zviceran, treni 1910 metra, i përbërë nga 100 vagonë, përshkoi 25 kilometra në kantonin e Graubünden, në një linjë të klasifikuar si një sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO.

Treni më i gjatë i pasagjerëve në botë, një strukturë prej 100 vagonësh të lidhur me një gjatësi gati dy kilometra përshkoi këtë fundjavë peizazhe mahnitëse në Alpet zvicerane.

Hekurudha Rhaetian njoftoi se kishte shënuar rekordin botëror për trenin më të gjatë të pasagjerëve, për të shënuar 175-vjetorin e sistemit të famshëm hekurudhor të Zvicrës.

Struktura 1,910 metra, e përbërë nga 25 trena të ndashëm me shumë njësi, ose 100 vagonë, udhëtoi përmes Alpeve në kantonin lindor zviceran të Graubunden.

“Për mua, kjo është thjesht përsosmëria zvicerane,” tha shefi i hekurudhës, Renato Fasciati.

I gjithë udhëtimi zgjati më shumë se një orë. Të apasionuarit pas hekurudhave u rreshtuan në luginë për të parë trenin duke ecur nëpër Alpe.

“Peizazhi është si vera indiane, pemë të arta në këtë luginë të bukur dhe këtë spirale tunelesh…”, tha Fasciati.

Ruuga Graubunden u përcaktua një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 2008 dhe të çon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave spirale nëpër male, dhe nëpër 48 ura, duke përfshirë Landwasser.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme