Një person në Gjilan ka paraqitur një rast në Polici pasi që një i dyshuar ka ngacmuar seksualisht për tri ditë radhazi gruan dhe dy vajzat e tij, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Policisë së Kosovës, një person është ankuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar qe tri ditë radhazi është duke ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij.
I dyshuari është arrestuar, mirëpo më pas është dërguar në Psikiatri në QKUK, pasi që gjendja shëndetësore e tij psikike nuk ka qenë mirë.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjilan 17-20.09.2019 – 16:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar qe tri ditë radhazi është duke ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore psikike është ndaluar në repartin psikiatrik nën mbikëqyrje të policisë.